E rrahin për së dyti te Ndihma e parë

Dy vetë janë lënduar gjatë rrahjes së ka ndodhur mbrëmë te Ndihma e parë në Prilep, ndërsa grupi prej pesëmbëdhjetë vetësh që i ka sulmuar paraprakisht,  ka ikur dhe policia është në kërkim të tyre. Policia njofton se sulmi brutal  ka ndodhur në orën 21.30 te Ndihma e parë në Prilep.

Siç informojnë nga MPB-ja, dje në mbrëmje në Spitalin e Prilepit, 51-vjeçari B.T. nga Prilepi e ka sjellë shokun e tij të lënduar, 29-vjeçarin A.S. nga Strumica.

Pasi mjekët ia kanë sanuar lëndimet, kur janë nisur për në shtëpi, në korridorin e spitali ata i ka pritur grupi i përbërë prej 15 vetash,të cilët kanë qenë të armatosur me shufra metalike dhe thika. Grupi i ka sulmuar përsëri A.S. dhe B.T., dhe gjatë rrahjes B.T. është prerë me thikë në fytyrë. Sipas policisë, dy vetë nga grupi kanë qenë ata që më parë e kanë rrahur strumicasin. Policia është duke punuar për ta zbardhur rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button