Noizy zbulon jetën e tij private
![Noizy paralajmëron se do të sjellë shumë hite](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/E83ADD086C2E26A684BFAEBA7F57953D.jpg?fit=210%2C210&ssl=1)
Noizy ka hapur dyert e shtëpisë së tij për emisionin “All Access” të Shqipërisë, ku ka shpalosur jetën e tij private si kurrë më parë.
Reperi nga Shqipëria, rrallë herë është paraqitur në publik me lajme nga jeta e tij personale, por këtë herë, fansat e tij kanë kuptuar të gjithë jetën e tij: ku fle, ku ushqehet e gjithçka rreth Noizyt.
Këtë shpalosje ai e ka bërë për emisionin “All Access”, të cilët kanë xhiruar shtëpinë e tij, me të gjitha detajet në të.
Noizy ndërkohë ka paralajmëruar që në këtë vit do të sjellë shumë hite, e po ashtu edhe albumin e radhës, në të cilin tashmë është duke e punuar.