Urime për ditëlindjen e Muhammedit a.s. nga reisi i BFI-së
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s, që sipas takvimit shënohet në mes datave 23 dhe 24 janar 2013.
“Dita e Mevludit ( ditëlindjes së Muhamedit a.s) është ditë e veçantë për mbarë besimtarët musliman, respektivisht për mbarë shoqërinë muslimane, por edhe atë njerëzore! Ditëlindja e Muhamedit a.s shënon pikënisjen e kthesës njerëzore nga thellësia e injorancës në iluminizëm mbarëshoqëror dhe mbarëcivilizues, ajo është ditë që mbetet e gjallë për çdo gjeneratë njerëzore. Njëherësh kjo ditë është simbol i ngadhënjimit të së drejtës dhe daljes në skenë të së vërtetës”, shkruan në urimin e tij, H. Sulejman ef. Rexhepi
“Me këtë rast BFI mbarë besimtarëve mysliman në vend dhe diasporë, si dhe mbarë Ummetit të Muhamedit a.s. u dëshiron momente sa më të këndshme në përkujtim të kësaj dite të madhe të historisë dhe shoqërisë islame. Na qoftë për hair ditëlindja e Muhamedit a.s”, ka uruar kreu i BFI-së.