Dështoi takimi i liderëve, thellohet kriza politike në Maqedoni

Nuk është arritur marrëveshje ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, deklaroi kryetari i partisë në pushtet dhe kryeministri, Nikolla Gruevski, i cila para pak kohësh doli nga salla ku u mbajt takimi me liderin e LSDM-së, Cërvenkovski, për kërkesat e opozitës.

Gruevski tha se nuk ka marrëveshje, për shkak se LSDM-ja nuk ka shprehur gatishmëri të bisedojë për asgjë tjetër në qoftë se VMRO nuk e pranon ultimatumin e tyre i cili është të arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të bisedohet për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 24 dhjetor.

Ai theksoi qartë se VMRO nuk është për zgjedhjet të parakohshme parlamentare por se do të shkojnë në ata lokale edhe pa Cërvenkovskin.

“Për ngjarjet e 24 dhjetorit iu përgjigja Cërvenkovskit se incidenti ishte i planifikuar dhe organizuar nga ata me qëllim që të kenë ndonjë alibi për ti bojkotuar zgjedhjet lokale sepse frikohen nga humbja e serishme” tha Gruevski.

 “Ne ishim të gatshëm të flasim për të rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe përfshirjen e tyre në Kodin zgjedhor, si dhe për listën zgjedhore por nga ana tjetër nuk kishte disponim të flitet në këtë drejtim” theksoi ai.

Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së tha se qasja e Gruevskit në takim ishte sikur nuk ka  ndodhur asgjë më 24 dhjetor, duke theksuar se në atë ditë është shkelur në mënyrë flagrante demokracia në vend. 

“Pas këtij takimi jemi në të njëjtën pozitë sikur para tij. Dalja e vetme nga kriza parlamentare është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Institucionet tani më nuk kanë legjitimitet për të organizuar zgjedhje lokale dhe prandaj ne nuk do të marrim pjesë në të njëjtat. Do të vazhdojmë me protestat në rrugë” tha Cërvenkovski.

**********************************************************

Për shkak të vonesës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, takimi i liderëve në Klubin e deputetëve në Shkup, që ishte caktuar për në orën 13:30, filloi pak më parë, me një vonesë prej 20 minutash.

Në kohë për takimin erdhën, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenovski, ministresha për punë të brendshme Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjeri, shefi i kabinetit të kryeministrit. Me liderin e LSDM-së, në tryezën e bisedimeve u ulën edhe sekretari gjeneral e LSDM-së, Andrej Petrov dhe nënkryetari Jani Makraduli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button