Vozitësi i trenit që u aksidentua në Spanjë “lavdërohet” për shpejtësinë e tij

Vozitësi spanjoll i trenit që u aksidentua ditë më parë, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të matësit të shpejtësisë të trenit që doli nga shinat dhe ku humbën jetën së paku 80 vetë.

Vozitësi Francisco Jose Garzon në profilin e tij Facebook ka publikuar fotografi ku mund të shihet se shigjeta e matësit të shpejtësisë tregon shpejtësi prej 200 kilometra në orë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. 

Fotografia është publikuar vitin e kaluar, që sipas mediumeve lokale, dëshmon se vozitësi i trenit edhe tjera herë i ka vënë në rrezik udhëtarët e këtij relacioni.

Përndryshe Garzoni nën fotografi ka shkruar: “Sa mirë do të ishte të takohemi me policinë dhe t’i kalojmë ata, duke i bërë radarët e tyre jofunksionalë! Ha Ha!”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button