FFM i jep edhe një mundësi Shkëndijës deri të premten!

Anulohet përsëri ndeshja Shkëndija-Renova. Këshilli Drejtues i FFM-së duke mos mundur të zgjidhë situatën e ndërlikuar të ekipit tetovar, sjell tjetërr anulim, duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës ‘kuqezi’ tjetër shans për të eliminuar problemet e saj interne.

Nga FFM-ja nuk japin asnjë tjetër sqarim rreth situatës momentale të Shkëndijës, vetëm se konfirmojnë se takimi Shkëndija-Renova anulohet për herë të dytë njofton Alsat-M.

Deri të premten pritet të zgjidhet situata rreth KF Shkëndija, që në rastin më të keq rrezikon shpërnguljen në kategorinë më të ulët të garave. E ndërkohë deri sa takimi Shkëndija-Renova përsëri është anuluar, të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 19-të Pelisteri-Vardari dhe Bregallnica-Napredoku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button