Labënishti prezantoi planin për Strugën

Për më shumë se një orë kandidati i BDI-së për kreun e Komunës së Strugës ,Arben Labënishti përpara qindra qytetarëve në hotel ”DRIN” shpalosi në detaje programin e tij për qeverisjen me Strugën.

Labënishti, përpara struganëve premtoi një sërë projektesh në sferën e infrastrukturës, urbanizmit ,turizmit të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin e Komunës së Strugës, njofton Strugalajm.

Një qytet të pastër, rrugë e trotuare cilësore dhe komode, sipërfaqe të gjelbëruara, mjedise çlodhëse, argëtuese dhe sportive punë të cilat sipas Labënishtit do të kryhen në mandatin e ardhshëm të BDI-së, në Komunën e Strugës. Një kujdes të veçantë do t’i kushtohet furnizimit me ujë të pijshëm të lokaliteteve të cilat kanë probleme të kësaj natyre gjithashtu, Labënishti premtoi një qasje dhe investime në disa rrugë hyrse në qytetin e Strugës të cilat do të determinojnë zhbllokimin e trafikut .

Një kujdes të veçantë Labënishti tha se do t’i kushtohet ARSIMIT dhe investimeve që do të orientohen në këtë fushë duke siguruar ambiente të kompletuara për nxënësit dhe mësuesit. Në fjalën e tij kandidati i BDI-së,  shpalosi idetë e tij për qytetin e Strugës, duke thënë se në mandatin e tij do të realizohen një sërë investimesh publike duke filluar me sheshin kryesor të qytetit si dhe punë të tjera me të cilat Struga do të identifikohet në të ardhmen, investime të cilat do të shtrihen edhe në zonat rurale. Në këtë prezantim të programit të Arben Labënishtit merrnin pjesë deputet dhe ministra të BDI-së, si dhe funksionar të tjerë të kësaj partie.

Në këtë takim me nje fjalë rasti u prezantua edhe kandidati për këshilltar Fitni Dalipi, i cili në pika të shkurtra shpalosi qëndrimet e grupit të këshilltarëve të BDI-së për qeverisjen e ardhshme me Strugën

Lajme të ngjashme

Back to top button