Petkovski: Gruevski ta padisë edhe Ivanovin ose ta tërheqë padinë kundër meje

Ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp kryetari i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), Tito Petkovski, i cili thotë se në takimin e kryetarëve të vendeve të rajonit që u mbajt të enjten në Bërdo të Kranjit, në Slloveni, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në mes tjerash tha: “Vendim im pranoi të bisedojë për dallimet rreth emrit. Në prag të Samitit të NATO-s në Bukuresht, në vitin 2008, pranuam propozim konkret nga ndërmjetësuesi Nimetz, por u bllokuam”.

“Pas këtij pranimi publik nga kryetari Ivanov, pres që Nikolla Gruevski të heqë dorë nga akuza kundër meje para Gjykatës civile në Shkup, ose të ngrejë padi të njëjtë edhe kundër kryetarit Ivanov”, thuhet në njoftimin e Petkovskit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button