SHBA: 6.76 milionë të infektuar dhe 200 mijë të vdekur nga kovid-19, Trump paralajmëroi vaksinë në prill

Rastet e infektimeve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kaluan kuotën e 6 milionë e 760 mijë banorëve, ndërsa ato të vdekjeve kanë shkuar në 199 mijë e 255, shkruan Euronews Albania.

Kështu tregojnë shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, universitete të tjera në mbarë vendin kanë konstatuar se shumë studentë kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve, pak pas rihapjes së tyre.

Kështu, Kolegji i Providencës në Rod Ajllënd i ka kthyer të gjitha mësimet online pasi mbi 80 studentë rezultuan të infektuar në një periudhë 2-ditore.

Kolegji ka ndaluar gjithashtu grumbullimet e brendshme dhe ato të jashtme në ambiente publike dhe ka paralajmëruar studentët që i shkelin rregullat se do të pezullohen.

Edhe Universiteti i Miçiganit u kërkoi gjithashtu studentëve të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Më herët, situata e rëndë në Shtetet e Bashkuara detyroi autoritetet të zgjasin mbylljen e kufijve me Meksikën edhe për një muaj, deri më 21 tetor.

Të premten, presidenti Donald Trump premtoi se çdo qytetar amerikan do të ketë në dispozicion një vaksinë duke filluar nga muaji prill. Ndërsa stoku i parë i vaksinave do të nisë të shpërndahet më vonë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button