Për dy javë fillon me punë Komisioni anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit

Brenda dy javësh pritet të fillojë me punë Komisioni anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit. Formimi i këtij komisioni është paraparë me marrëveshjen që u nënshkrua nga liderët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovski, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. 

Siç njoftojnë nga kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, Komisioni duhet të punojë shpejt dhe në mënyrë efikase, për shkak se menjëherë pas zgjedhjeve lokale duhet të zhvillohet një takim në të cilin do të bisedohet për situatën e brendshme politike, ku do të diskutohen edhe përfundimet e komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit. 

Komisioni do të ketë pesë anëtarë – një ekspert të cilin do ta propozojë kryetari Ivanov, i cili edhe do të kryesojë me komisionin, dy anëtarë nga LSDM-ja, një nga VMRO-DPMNE-ja dhe një shtetas i huaj.

Vendimet e Komisionit duhet të miratohen me konsensus. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button