Gjuhet me gurë një autobus në Veleshtë

Një autobus është gjuajtur me gurë dje në mbrëmje në fshatin Veleshtë të Strugës, me ç’rast është lënduar një udhëtare.

Ministria për punë të brendshme njoftoi se dje rreth orës 20, persona të panjohur e kanë gjuajtur me gurë një autobus me targa të Ohrit në fshatin Veleshtë të Strugës. Autobusi ka qarkulluar në relacionin Ohër – fshati Vevçan.

Nga gurët e gjuajtur janë thyer pesë xhama të autobusit, ndërsa një udhëtare 32-vjeçare B.K. nga Vavçani është lënduar. Pasi i është dhënë ndihma e parë mjekësore në ambulantën në Vevçan, për shkak të seriozitetit it ë lëndimeve është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. 

Policia është në kërkim të autorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button