Rregullat e stolive, çfarë të vendosni ditën e dasmës?

Stili më i përhapur i momentit për bizhuteritë e dasmave është, “Tapeti i kuq i Hollywoodit”-menjëherë ju shkon mendja tek byzylykët manshetë me gurë, e me vathë të mëdhej të varur. Nëse shkëlqimi i tapetit të kuq, është paksa i ekzagjeruar për ju, mund të kërkoni alternativa klasike, si bizhuteri të vyera të familjes, për ditën e dasmës tuaj.

Kërkoni tek bizhuteritë, pjesë të ndryshme dhe kombinojini në mënyrë të atillë, që të tregojnë të gjithë dashurinë që ju kanë sjellë ndër vite. Nëse vini një bizhuteri, që ka një histori të veçantë në familjen tuaj, do t’ju bëjë të ndjeheni dhe më të lidhur me anëtarët e familjes, dhe mund të mendoni që një ditë dhe fëmijët tuaj do ti përdorin.

Kur të përzgjidhni bizhuteritë e dasmës, përcaktoni më parë çfarë do të jetë nga ato, në qëndër të vëmendjes. Ndoshta diçka që do të vendosni tek flokët, varëse të ekzagjeruar, ose një byzylyk të ndritur. Mundet edhe të kërkoni njëherë për bizhuteritë përpara, e më pas të shikoni për fustanin, i cili mund të kombinohet me stolitë tuaja të preferuara. Kombinoni stoli delikate, si perla dhe kristale të vogla, me fustanet me tyl ose dantellë. Përdorni bizhuteri dramatike, nëse përdorni një fustan të madh ose fustan bust, pa rripa. Nëse për këtë të fundit, do të përdorni byzylyk manshetë me gurë, mund t’a plotësoni pamjen me një palë vathë tepër të thjeshta.

Mos harroni, se kjo është dita që tregoni personalitetin tuaj, kështuqë përdorni bizhuteritë që preferoni më tepër. Vendimi, për të përdorur ngjyra tek bizhuteritë tuaja, është personal. Mund të shtoni pak ngjyra në pamjen tuaj, në mënyra të ndryshme. Tek torta, manikyri , ose në detaje tjera përcaktuese të ceremonisë tuaj. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është se kjo është DITA JUAJ, kështuqë vendosni vetëm ato që adhuroni më tepër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button