Brukseli do të votojë për pezullimin e regjimit pa viza për Ballkanin

Komiteti për drejtësi dhe punë civile e Parlamentit Evropian të enjten do të votojë për vendosjen e mekanizmit mbrojtës pa viza, që në esencë do të thotë se nëse aprovohet propozimi, do të vendosen masa të parakohshme për pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruajnë mediumet evropiane.

“Po dëgjojmë shumë kritika nga shtetet evropiane, veçmas gjatë pesë apo gjashtë muajve të fundit, se regjimi pa viza për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor seriozisht abuzohet, deklaroi raportuesja për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon. Sipas saj, shifrat janë shqetësuese. Rritja e rasteve të azilkërkuesve të rrejshëm për më shumë se 60 për qind nga viti i kaluar. Rrezik i madh nga vendimi eventual i Brukselit është për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë, por edhe të BeH-së dhe Shqipërisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button