Institucionet përjashtojnë personat me aftësi të kufizuara!

Avokati i Popullit alarmon, personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbeten të pa pranuar nëpër institucionet shtetërore, kjo për shkak se shumë institucione nuk janë të përgatitura teknikisht për pranimin e personave me aftësi të kufizuara, thotë Ixhet Memeti.

Maqedonia edhe pse me ligj parasheh mbrojtje edhe respektim e mos diskriminim të personave me aftësi të kufizuara, realisht nuk ua mundëson këto të drejta. Në shumë institucione personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje, thotë Ixhet Memeti.

‘Duhet të pranojmë se numri i ankesave të kësaj kategorie të qytetarëve është mjaftë simbolik, por kemi pasur raste në të cilat kemi ndërhy dhe kemi zbardhë dhe kemi arrit tu ndihmojmë atyre. duke u nisur nga ajo se qytetari ka nevojë të lëviz, ka nevojë të kontaktojë me institucionet dhe ta parashtrojmë pyetjen se sa ata kanë qasje tek institucionet e ndryshme ne do të shohim se shumë institucione nuk janë të përgatitura që në mënyrë të lirshme ata ti pranojnë, për hir të asaj se ata nuk mund të arrijnë deri te institucioni e të mos flasim për çështje tjera’ tha Memeti.

Ndryshe, për diskriminim në shumë institucione si arsimore dhe të ngjashme janë ankuar shumë herë edhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button