Lidhja demokratike kërkon takim liderësh

Lidhja demokratike, parti e cila është pjesë e  koalicionit qeveritar,  propozoi që të mbahet një takim liderësh në të cilin do të bisedohet në lidhje me të gjitha  çështjet e rëndësishme për të cilat do të arrihet konsensus. 

“I ftojmë të gjitha partitë politike në dialog, bashkim dhe ndërtim të konsensusit për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, kërkojmë që Kuvendi të vazhdojë me punë me përbërje të  plotë dhe të definohen prioritetet për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, por gjithashtu të miratohet Strategji për zhbllokimin e proceseve euro integruese. Me rëndësi është që të përforcohen institucionet demokratike dhe liria e të shprehurit, të miratohet një Platformë e përbashkët për tejkalimin e kontestit me Greqinë, të sjellet Programë për prioritetet lidhur me sigurinë nacionale dhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Këtë vit bëhen 100 vite nga Marrëveshja e Bukureshtit me të cilën Maqedonia dhe populli i saj u ndanë në tre pjesë, mes tjerash edhe si rezultat i mungesës së unitetit dhe lidershipit të popullit e cila do t’i mbrojë interesat kombëtare të popullit maqedonas në atë kohë”, thuhet në kumtesën me shkrim nga LSDM./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button