Kuvendi i RMV-së i formoi trupat punues

Deputetët sot me 98 vota për, katër të përmbajtur dhe asnjë kundër e miratuan vendimin për zgjedhjen e përbërjes së trupave punues në Parlament, propozim i cili u harmonizua me koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve.

Edhe krahas asaj se rendi i ditës për seancën u miratua, në debatin sipas kësaj pike, deputetët nga opozita sërish potencuan se po shkelet procedura dhe se po votohet për përbërje personale para se Kuvendi paraprakisht në seancë parlamentare të miratojë vendim për themelimin e tyre dhe për definimin e kompetencave.

Ata theksuan se vendimin e tillë Kuvendi duhej ta miratojë, pasi, siç theksuan, disa nga komisionet do të mund të pësojnë ndryshime të numrit të anëtarëve ose fushëveperimin e punës, si për shembull Komisioni i shëndetësisë, i cili do të mund të ketë numër më të madh të anëtarëve, duke marrë parasysh situatën me pandeminë, transmeton MIA.

Deputetja Gordana Siljanovska Davkova vlerëson se është krejtësisht e pazakonshme që Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ta zëvendësojë rolin e Kuvendit, dhe se çdo përbërje kuvendore duhet të ketë vendim të vetin për formimin e trupave punues, pas të cilit do të bëhet zgjedhja e përbërjes personale.

Sqarimi i Kryetarit të Kuvendit ishte se vendimi fundit për formimin e trupave punues ose komisioneve është në fuqi, dhe se nuk ka propozime për formimin e të rinjëve. Në këtë vendim, tha Xhaferi, bazohet edhe propozimi i koordinatorëve të grupeve të deputetëve për përbërjet personale. Ju, u tha Xhaferi deputetëve të opozitës, nuk keni parashtruar kurrfarë propozimi për plotësimin e fudhëveprimit të punës ose për rritjen e numrit të komisoonit ose anëtarëve të komisioneve.

Në rend dite të kësaj seance është edhe verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button