SHBA, 4 sportistë nga 26 të infektuar me COVID-19 kanë pësuar dëme në zemër

Sipas një hulumtimi në SHBA, tek 15 për qind prej 26 sportistëve të shkollave të mesme, pasi janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), është zbuluar inflamacion i muskulit të zemrës (miokardit), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjetjet e hulumtimit të kryer nga Universiteti Federal Ohio janë publikuar në revistën “JAMA Cardiology”.

Në kuadër të hulumtimit janë ekzaminuar 26 sportistë të shkollave të mesme që më parë nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor dhe luajnë basketboll, futboll, lacrosse ose vrapojnë.

Prej tyre, 12 që janë infektuar me COVID-19 kanë pasur simptopma të lehta, ndërsa të tjerët kanë qenë asimptomatikë.

Sportistët janë shëruar pa u shtruar në spital dhe me ndonjë trajtim të ilaçeve specifike.

Në skanimet MRI të sportistëve 11 deri në 53 ditë pas testeve pozitive ndaj COVID-19, te 15 për qind ose 4 prej tyre janë vërejtur simptoma të miokarditit.

Theksohet se katër sportistët kanë qenë meshkuj, prej të cilët dy e kanë kaluar lehtë virusin dhe 2 kanë qenë asimptomatikë.

Miokarditi mendohet të jetë përgjegjës për 7 deri në 20 për qind të vdekjeve kardiake të papritura te sportistët.

Në përputhje me gjetjet, ekspertët këshilluan atletët të kenë kujdes për fillimin e trajnimeve menjëherë pasi të tejkalojnë COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button