Tetovë, Plaçkitet ari në vlerë prej 10.000 eurosh

Stoli ari dhe argjendi në vlerë prej 600.000 denarëve është vjedhur prej një shtëpie në Tetovë, informojnë nga policia.

Plaçkitja është kryer nga shtëpia e S.N, në rrugën “Boris Kidriç”. Ajo stolinë e kishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së saj.

Hajni kishte hyrë në bodrum gjeti arin dhe argjendin dhe pasi i mori, u arratis. Përveç stolisë vodhi edhe vegla dore. Policia është në kërkim të vjedhësit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button