Nimetz viziton Athinën, më pas edhe Shkupin

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit  Mattheë Nimetz sot vjen për vizitë në Greqi, ndërsa më pas në Maqedoni. 

Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, Athina dhe Shkupi presin që ai të sjellë ide të reja për tejkalimin e kontestit shumëvjeçarë. 

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopulos në vëgjilje të vizitës së Nimetz  deklaroi se dëshiron zgjidhje e cila i përmbush pozitat themelore kombëtare, me respektimin e historisë dhe kulturës së të gjithve dhe e cila do ta përforcojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Mediat në Greqi theksojnë se Nimetz  vjen me propozimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” ose “Republika e Vardarit”. 

Portal grek “kapital” ka shkruar se ndërmjetësuesi Nimic vjen me propozimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. 

Gazeta tjetër “Etnos” njofton se Nimic në emrin e shtetit do të mund të vendosë një nicion gjeografik, por pa caktuar se a do të jetë kjo prefiksi “Maqedonia” apo “Republika”, por kjo nuk do ta prekë aspak çështjen e identitetit dhe të gjuhës. 

Gjithashtu gazeta shkruan se porcesi i negociatave kësaj radhe do të shkruhet edhe në raportin e Komisionit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle. Nga ana tjetër pala maqedonase thekson se është e gatshme për zgjidhje. 

Presidenti Gjorge Ivanov para festave të vitit të ri ka njoftuar se pret nga Nimic të prezantojë iniciativa të reja. Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki theksoi se nuk dëshiron t’i komentojë pritjet nga takimi i Nimicit pa parë se çfarë do të ofrojë ai.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button