Shkupi bëhet me Aqua Park me vlerë prej 4.2 milion euro

Në Shkup sot u inaugurua fillimi i punimeve për ndërtimin e Aqua Parkut të Qytetit të Shkupit, që do të jetë pjesë e një qendre sportive. Në shënimin e fillimit të punimeve mori pjesë kryeministri Nikolla Gruevski në komunën e Karposhit.

Projekti ka një vlerë prej 4,2 milion euro dhe se është pjesë e programit qeveritar, që duhet të përfundojë në verën e këtij viti.

Aqua Parku do të jetë në një hapësirë prej 12 mijë metra katror, ku do të ndërtohen pishina speciale, për fëmijë, dhe pishina me atraksione speciale, një ndërtesë administrative me restorant, kafene, zhveshtore dhe një qendër të ndihmës së shpejt. Projekti do të jetë i standardizuar dhe me sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit.

Projekti është pjesë e kompanisë Temon, ndërsa punimet do të realizohen nga kompania turke Polin, e cila ka realizuar deri tani mbi 2 mijë Aqua Parqe nëpër botë.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se ky projekt është pjesë e projekteve qeveritare që janë për nevojat e qytetarëve dhe se me këtë sipas tij bëhet zhvillimi i turizmit dhe mundësive më të mëdha që qytetarët të argëtohen nëpër këto qendra rekreative.

Gjithashtu bëhet e ditur  se në këtë park do të bëhet dhjetra punësime, përfshirë 35 persona me licenca për shpëtim

Lajme të ngjashme

Back to top button