Tetovë, punëtorët e NPK sërish kërcënojnë me grevë

Punëtorët e ndërmarrjes publike komunale Tetovë, sërish mund ta fillojnë grevën me datë 15 janar. Kështu janë shprehur për Portalb të punësuarit në këtë ndërmarrje të cilët ankohen se ende nuk u janë paguar rrogat.

Rroga e tyre është 8 mijë denarë në muaj ndërsa janë vetëm 130 punëtorë përgjegjës për higjienën e një qyteti që ka rreth 200 mijë banorë.

“Kemi pranuar vetëm 5 mijë denarë në bankë, ndërsa pjesët e mbetura të rrogës akoma nuk i kam pranuar, bëhet fjalë për një rrogë e gjysmë. Ne serish mund të kthehemi në grevë dhe ajo mund të fillojë më datë 15 janar nëse nuk na lëshojnë të gjitha rrogat. Kemi ende rroga nga viti i kaluar që na janë premtuar se do na jepen” tha një punort i NPK i cili deshi të mbetet anonim.

Ndryshe, Tetova është mbuluar nga papastërtia ndërsa dhe greva është një arsye plus që qytetarët mbyten në bërllok. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button