Sonte ceremonia për Topin e artë, Messi Ronaldo apo Iniesta ?

Sonte në Cirih të Zvicrës do të mbahet ceremonia e përvjetshme për Topin e artë, ku do të marrin pjesë të gjithë yjet e futbollit botëror, duke përfshirë këtu futbollistë, trajnerë, presidentët e klubeve si dhe personalitete të rëndësishëm të futbollit.

Saktësisht në ora 19:30 do të fillojë mbrëmja gala, ku pritet që protagonist të kësaj mbrëmje të jenë sërish dy futbollistët e kampionatit spanjoll Messi dhe Ronaldo.

Nëse Messi do ta fitojë sërish Topin e artë, atëherë ky do të ishte një rekord i ri i argjentinasit, i cili do të bëhej futbollisti i vetëm në botë që fiton këtë titull katër herë me radhë.

Në garë për Topin e artë, është edhe mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta.

Ndërsa sa i përket garës për trajnerë, përsëri pretendentët vijnë nga Spanja. Del Bosque, Guardiola dhe Murinjo janë emrat e nominuar për këtë çmim, por siç ka paralajmëruar edhe më pare, portugezi Murinjo nuk do të jetë prezent në këtë ngjarje për shkaqe personale.

Në këtë link mund të ndiqni LIVE ceremoninë         /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button