Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 400 mijë personave në vit në Evropë

Ndotja e ajrit mbetet kërcënimi kryesor mjedisor i Evropës për shëndetin, me më shumë se 400 mijë vdekje të parakohshme të shkaktuara çdo vit në BE, sipas një raporti të martën, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ndotja akustike (ndotja nga zhurma) radhitet e dyta, duke shkaktuar 12 mijë vdekje të parakohshme, e pasuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, veçanërisht valët e nxehtësisë, tregon raporti mbi vlerësimin e shëndetit dhe mjedisit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Mjediset me cilësi të ulët kontribuojnë në 13 për qind ose një në tetë vdekje, thuhet në raport.

Barra e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike ndryshon në të gjithë Evropën, me ndryshime të dukshme midis vendeve në lindje dhe perëndim të Evropës.

“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullatës sonë”, tha Virginijus Sinkeviçius, Komisioneri Evropian për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë, ne jo vetëm që shpëtojmë ekosistemin, por edhe jetët, veçanërisht ata që janë më të prekshmit”, tha ai.

Pjesën më të lartë të vdekjeve sipas shteteve, me 27 për qind, i atribuohet mjedisit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më e ulta në Islandë dhe Norvegji me 9 për qind.

Ndotja e ajrit dhe zhurmës, ndikimet në ndryshimet klimatike si valët e nxehtësisë dhe ekspozimi ndaj kimikateve të rrezikshme janë shkaktarë për shëndetin e keq në Evropë, sipas EEA-së.

“Ndërsa ne shohim përmirësime të mjedisit në Evropë dhe një fokus të qartë në Marrëveshjen e Gjelbër për një të ardhme të qëndrueshme, raporti tregon se duhet një veprim i fortë për të mbrojtur ata që janë më të prekshëm në shoqërinë tonë”, tha Hans Bruyninck, drejtori ekzekutiv i EEA-së.

EEA tha se përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve evropianë është më i rëndësishëm se kurrë, me vëmendjen e përqendruar aktualisht në adresimin e pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia ofron një shembull të zymtë të lidhjeve komplekse midis mjedisit, sistemeve tona sociale dhe shëndetit tonë”, tha Bruyninck.

Ai shtoi se varfëria shpesh shkon së bashku me jetesën në kushte të këqija mjedisore dhe shëndetin e dobët.

Këto lidhje duhet të adresohen si pjesë e një qasjeje të integruar drejt një Europe më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, thuhet në raport.

Ai tha se BE është e përkushtuar drejt krijimit të një Evrope elastike dhe të shëndetshme për qytetarët evropianë dhe më gjerë përmes një Strategjie të re të Biodiversitetit, Planit Qarkor të Veprimit Ekonomik dhe iniciativave të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button