Shok në Bosnjë, digjet spitali, punëtorët mezi shpëtojnë bebet (VIDEO)

Në një zjarr që e kaploi spitalin e qytetit në Bihaq të Bosnjë dhe Hercegovinës, ai është djegur i tëri. Mirëpo, për fat të mirë, përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz.

Përderisa ka spitali ka qenë duke u djegur, të punësuarit dhe mjekët, si dhe disa qytetarë të guximshëm, i kanë shpëtuar pacientët nga zjarri.

Sipas disa të dhënave, zjarri në fillim e ka kapluar departamentin e pediatrisë, prandaj në fillim janë shpëtuar fëmijët dhe bebet.

400 pacientët e evakuar, janë vendosur në spitalet e afërta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button