BE: Shënohet përparim në bisedimet Kosovë-Serbi

Bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit Serb Aleksandar Vuçiç kanë shënuar përparim, tha sot përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajcak, pas një takimi të udhëheqësve në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i cili u drejtua nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Hoti dhe Vuçiç diskutuan për herë të parë rregullimin e çështjes së komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të përbashkëta financiare dhe të pronës.

“Negociatat tona sot ishin intensive, si zakonisht, dhe jo gjithmonë të lehta, por ajo që mbizotëroi ishte vullneti i të dy palëve për të çuar përpara diskutimet, megjithë çështjet e dhimbshme dhe komplekse në fjalë”, tha në një deklaratë Lajcak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ata gjithashtu bënë “përparim të plotë” në temat e bashkëpunimit ekonomik dhe njerëzve të zhdukur që u diskutuan tashmë në takimin e tyre të mëparshëm në korrik në Bruksel.

Hoti dhe Vuçiç konfirmuan angazhimin e tyre drejt integrimit në BE dhe gatishmërinë e tyre për të përparuar me dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE.

Bisedimet do të vazhdojnë në nivel ekspertësh javën e ardhshme dhe udhëheqësit do t’u kthehen bisedimeve më vonë gjatë muajit.

Ky takim i nivelit të lartë ishte hera e dytë që Vuçiç dhe Hoti u takuan në Bruksel që kur rifilluan bisedimet në muajin korrik.

Procesi i bisedimeve i udhëhequr nga BE është nisur në vitin 2011 dhe promovon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve të Ballkanit dhe për të gjetur një zgjidhje të pranuar nga të dyja palët për mosmarrëveshjet në kuadër të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Bisedimet u bllokuan në dy vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare të BE.

Në muajin prill, Lajcak u emërua i dërguar special i BE-së për të rifilluar negociatat e drejtuara nga BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button