Tahir Hani: Keqpërdorimi i emrit tim, veprim idiotesk, mbështes vendimet e KQ të BDI-së

Struga është duke “vluar”, pas përhapjes së informatës se BDI do të nxjerrë Arben Labënishtin për kandidat të komunës së Strugës. Aktualisht nuk është e qartë se kush e mbështet dhe kush është kundër kësaj kandidature në Strugë.

Për rastin në fjalë, reagoi edhe zv/ministri aktual i Transportit dhe lidhjeve, Tahir Hani i cili theksoi se emri i tij është keqpërdorur duke e grupuar atë në disa lista të shpërndara për disa portale që thonë se ai kërkon nga KQ i BDI-së të rishikojë prpozimin për kandidatin e Strugës. Hani tha për Portalb se ai mbështet vendimin e KQ të BDI-së për Labënishtin, dhe çdo tentim për ta keqpërdorur emrin e tij e cilësoi si veprim idiotesk.

“Mohoj kategorikisht çdo informacion që ka dalë në media duke keqpërdorur emrin tim kinse unë kam shprehur kundërshtim në lidhje me propozimin e Kryesisë Qendore për kandidatët në komunën e Strugës. Unë, Tahir Hani mbështes fuqishëm propozimin e KQ të BDI-së për kandidaturën për kryetar të Komunës së Strugës. Gjithashtu, dua të theksoj se të gjithë ata që kanë keqpërdorur emrin tim do të përballen me mua përpara organeve të drejtësisë”, tha Hani për Portalb.

Njëkohësisht edhe kryetari i nëndegës së Belicës, Nderim Polisi ka demantuar lajmin se nëndega e këtij fshati shprehet kundër Labënishtit dhe se do ta bojkotojë atë.

Kryetari Merko në një prononcim për Portalb, theksoi se respekton vendimin e kryesisë dhe personalisht do ta mbështesë Labënishtin në fushatë.

Partia ka strukturat e saj politike me të cilat ka filluar procesin, unë do respektoj procesin mbi bazën e rregullores së partisë, u shpreh vetë Arben Labënishti për Portalb, lidhur me reagimet e fundit kundër kandidtaurës së tij për kryetar të komunës së Strugës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button