Strugë, nëndega e Belicës mbështet kandidatin që propozon kryesia qëndrore , mohon spekulimet

Kryetari i nëndegës së Belicës, Nderim Polisi ka demantuar informacionet e shpallura në disa media se nëndega e këtij fshati shprehet kundër kandidatures së Arben Labënishtit të propozuar nga kryesia qëndrore për kryetar të komunës së Strugës.

“Nuk kemi mbajtur asnjë mbledhje, nuk është e vërtetë se e kontestojmë vendimin e kryesisë qëndrore për kandidimin e z.Labënishti për kryetar siç është publikuar në disa media, ne jemi në vijë të drejtë me propozimet e kryesisë qëndrore dhe do të mbështesim çdo propozim të tyre”, u shpreh për Portalb kryetari i nëndegës së Belicës së poshtme Nderim Polisi. 

Pas propozimit të kryesisë së BDI-së për kandidat për kryetar të komunës së Strugës deputetin Labënishti, në Strugë janë paraqitur reagime pro dhe kundër kësaj kandidature.

Vetë kryetari Merko në një prononcim për Portalb, theksoi se respekton vendimin e kryesisë dhe personalisht do ta mbështesë Labënishtin në fushatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button