Labënishti: Respektoj strukturat e partisë, llogaritë dhe politikat e saj

Partia ka strukturat e saj politike me të cilat ka filluar procesin, unë do respektoj procesin mbi bazën e rregullores së partisë, u shpreh Arben Labënishti për Portalb, lidhur me reagimet e fundit kundër kandidtaurës së tij për kryetar të komunës së Strugës.

“Sapo jam kthyer nga një udhëtim dhe nuk kam shumë informacion të detajuar lidhur me atë çka po ndodh, unë jam pjesë e partisë, respektoj strukturat e partisë, llogaritë dhe politikat e saj, unë jam i gatshëm të bëhem pjesë e proceseve të partisë jo të individëve apo grupeve”, tha deputeti aktual dhe kandidati i zgjedhur nga kryesia qëndrore e BDI-së për komunën e Strugës, z.Arben Labënishti në një prononcim për Portalb. 

Lajme të ngjashme

Back to top button