Krim makabër brenda familjes, djali therr babanë pas një sherri

Një krim makabër brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku djali në gjendje të dehur godet për vdekje të atin.

Sipas Policisë së Vlorës, Shkëlqim Baraj, 43 -vjeç, është gjetur i therrur në banesën e tij në lagjen “Rilindja”, pasi është goditur 10 herë me thika në trup. Sipas policisë shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë djali 21-vjeçar i viktimës. 

Sipas policisë i riu është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi ka debatuar ashpër me të atin në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar për vdekje me 10 thika në trup të atin, ndërkohë që vetë ka marrë plagë në këmbë. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e familjes Baraj, ku pas një sherri 21-vjecari dyshohet të ketë therrur për vdekje të atin. 

Sipas informacioneve familja fillimisht ka tentuar të fshehë krimin, duke thënë se 43-vjeçari kishte kryer vetëvrasje, por nga ekspertiza e trupit rezultoi se ai është vrarë. Pas ekspertizës së mjekëve familjarët kanë dhënë tjetër dëshmi, duke pranuar se në fakt viktima është masakruar. Aktualisht trupi i pajetë ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet edhe 21-vjeçari i plagosur nën mbikëqyrje të policisë. Më pas pritet arrestimi i tij./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button