Të krishterët ortodoks kremtojnë Buzmin

Besimtarët e krishterë ortodoks në Maqedoni sot kremtojnë natën e Buzmit, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjes.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para kishës “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Familja në natën e Buzmit mbledhet në darkë të përbashkët dhe sipas zakonit, nuk shkon askund për gosti. Përgatitet tryezë e pasur. Nikoqirët orvaten të sjellin diçka prej çdo gjëje me qëllim që tryezën ta kenë të pasur gjatë tërë vitit. Gatuhet bukë, në të cilën vendoset një monedhë. Besohet se atij të cilit i bie monedha, do ta ndjek fati gjatë tërë vitit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button