Demba ‘bam, bam’

Londinezët e Chelsea kanë regjistruar fitore prej 5-1 si mysafir i Southamptonit për të siguruar kualifikimin në raundin e katërt të FA Kupës .

I porsaardhuri te Blutë, Demba Ba, doli në skenë për ta barazuar rezultatin (35’). Pasi skuadra vendase ushte ajo që shënoi e para, ndërsa realizues ishte Jay Rodriguez (22’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Victor Moses kaloi mysafirët në epërsi.
Në gjysmën e dytë, Blutë e morën kontrollin e plotë të lojës, ndërsa pas një harkimi të Juan Matas, Branislav Ivanovic shënoi golin e tretë (52’).

Demba Ba shënoi përsëri (61’) për të paralajmëruar se ndoshta mund të jetë transferimi i duhur I këtij sezoni.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Frank Lampard nga penaltia (83)

Lajme të ngjashme

Back to top button