U arrestuan dy vëllezër si të dyshuar për ushtrim të dhunës në Spitalin e Tetovës

Dy vëllezër ishin arrestuar mbrëmë në policinë e Tetovës pasi paraprakisht ishin sjellë në mënyrë agresive në spitalin klinik dhe ndaj policëve të cilët kishin ardhur që të intervenonin. Vëllezërit kishin ardhur në spital që t’i ofrohet ndihmë njërit prej më të rinjve, transmeton MIA.

“Rreth orës 2.25, nëpunës të policisë të SPB Tetovë e kishin privuar nga liria N.A. (47) nga Tetova, i cili kishte pasur sjellje agresive dhe kishte tentuar që me një mjet të mprehtë t’i sulmojë policët. Pastaj kishte goditur njërin nga ata, pasi kishte ardhur në spitalin klinik të Tetovës, ku në Repartin kirurgjik i është ofruar ndihmë vëllait të tij J.A. (42). N.A. është mbajtur në Stacionin e Policisë në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Pak më vonë, rreth orës 3.50, nëpunës të policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar edhe J.A. (42) i cili kishte sjellje agresive, ndërsa paraprakisht e kishte thyer edhe xhamin e derës në spitalin e Tetovës”, deklaroi zëdhënës i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Gjithashtu, dje rreth orës 21 policët kishin privuar nga liria edhe tre persona për shkak të plaçkitjes së denoncuar gjatë ditës.

“Nëpunës të policisë të SPB Tetovë i kishin privuar nga liria G.E (18) nga Pallatica, A. J (24) dhe J.Z. (23) nga Tetova, për shkak të dyshimit se rreth orës 16:30 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, kishin kryer plaçkitje ndaj tetovarit 19-vjeçar L.R. Ata fizikisht kishin sulmuar L.R. dhe i kishin marrë para”, tha Josifovski.

Të tre janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit dhe dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresë adekuate

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button