Venger insiston për David Villan

Trajneri i “topçinjëve”, të Arsenal me ngulm insiston që ta sjellë ne skuadrën e tij spanjollin David Villa. Sipas mediave angleze, Venger siç duket e sheh me sy pesimist skuadrën e tij për gjysmësezonin e dytë në Premier Ligë, prandaj ai tenton me çdo kusht që këtë afat kalimtar të ofrojë në klub një golashënues të klasit botëror dhe I pari në listen e tij është katalanasi David Villa.

Zërat bëhen edhe më të besueshëm duke pasur parasysh pozitën jot ë mire të Villas tek skuadra e Barcelonës, i cili edhe përpos 40 milionë eurove të shpenzuara nga Barca për blerjen e tij, siç duket nuk po e gjen veten në 11-shin e pare.

Sipas burimeve jo zyrtare mesohet se tashmë skuadra e Arsenal ka lëshuar një ofertë drejt Spanjës më vlerën e 17 milionë eurove për ta bindur Barcelonën që të lë të lire David Villan.

Lajme të ngjashme

Back to top button