Silvio Berlusconi pozitiv për Covid, vazhdon të punojë i izoluar në Arcore
Ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, transmeton OraNews.
“Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e detyrueshme të izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga partia e tij.
Berlusconi është në mesin e 1326 rasteve të reja pozitive me Covid 19 që Italia regjistroi 24 orët e fundit në 102,959 teste të kryera.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 271,515.
Ndërkohë 6 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 35,497.
Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 237 raste të reja, pasuar nga Veneto (+163), Lazio (+130) dhe Campania (+117).