Shkup, rrihen rëndë katër djem shqiptarë

Katër të rinj të moshës 16 vjeçare me përkatësi etnike shqiptare, janë rrahur rënde sonte në lagjen Aerodrom të Shkupit. Sulmi ka ndodhur pa ndonjë shkas, rreth orës 17:00, në lagjen Aerodrom, ku katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi, teksa papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinjë maqedonas, të cilët janë vërsulur mbi të rinjtë shqiptarë me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore si pasojë e së cilave një nga të lënduarit është shtruar në shok – dhomë, dhe tre të tjerë me plagë të rënda trupore janë në spital.

“Sa dolëm në rrugë, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Vetëm bërtitën, maqedonas ishin, edhe me shkopinj bejsbolli na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.

“Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodh shqiptarët ti rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, autorët nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, u shpreh  Naser Iljazi, babai i Riadit.

Nga MPB-ja nuk ka asnjë informacion për rastin në fjale.

Lajme të ngjashme

Back to top button