Këta janë kandidatët e BDI për kryetar komunash

Burime brenda BDI-së konfirmuan për Portalb se nga mbledhja që mbrëmë ka mbajtur Kryesia qëndrore e Këshillit të përgjithshëm është vendosur kush do të garojë për zgjedhjet lokale të marsit 2013.

Në Tetovë do të del Teuta Arifi.

Në Gostivar do të del Nevzat Bejta.

Në Dibër Ruzhdi Lata.

Në Strugë do të del Arben Llabenishta.

Në Çair sërish Izet Mexhiti.

Në Kërçovë do të del Fatmir Dehari.

Në Likovë do të del Sadulla Duraku.

Në Saraj do të del Bekim Murati.

Në Bogovinë do të del Hazbi Idrizi.

Në Zhelinë do të ri-kandidohet Fatmir Izairi.

Në Bervenicë do të del Enver Pajaziti.

Në Vrapçisht është Bajram Kadrija.

Në Dollnen Abdulla Bajramovski.

Në qytetin e Shkupit do të del zv/ministri për arsim Safet Neziri.

“Vendimet zyrtarisht do të shpallen sa të rrumbullakësohet procedura” tha për Portalb zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani.

Mbrëmë kryesia festoi dhe ditëlindjen e liderit Ahmeti me suprizë, ndërsa i njëjti ka kënduar, shikoni fotot. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button