FDA-ja aprovoi test të shpejtë dhe praktik për virusin korona, i cili do të kushtojë vetëm pesë dollarë

Drejtoria amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) i dha leje për përdorim urgjent të testit të shpejtë për Kovid-19 kompanisë “Laboratorët Abot”, shkruan Mia.mk.

Testi është quajtur “BinaxNOW COVID-19 Ag” dhe jep rezultate në afat prej 15 minutave, ndërsa kompania planifikon ta shesë për pesë dollarë. Kompleti për testim është shumë praktik, dhe kështu me pamjen dhe madhësinë i ngjan një kartele kreditore, shtohet në kumtesën e “Laboratorët Abot”.

Sipas hulumtimit klinik, të zbatuar nga kompania në bashkëpunim me disa universitetet hulumtuese amerikane, testi “BinaxNOW” tregoi ndjeshmëri prej 97,1 për qind (mundësi për identifikim preciz të atyre që nuk kanë virus) te pacientë për të cilët ekziston dyshimi se ishin të infektuar me Kovid-19 në shtatë ditët e para pas paraqitjes së simptomave.

“Përdorimi masiv i këtij testi do t’iu mundësojë dhjetëra milionë njerëzve qasje deri te testimi i shpejtë dhe i sigurt”, deklaroi epidemiologu Xhozef Petrosino nga Fakulteti i Mjekësisë Bejllor.

Testet klasike laboratorike, sipas tij, kanë ndjeshmëri të shkëlqyer, por duhet të pritet disa ditë ose më gjatë që të merret rezultat.

“Testi i shpejtë për antigen do ta merr rezultatin menjëherë dhe do të parandalojë përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, shtoi Petrosino.

“BinaxNOW COVID-19 Ag” është i dedikuar për zbulim cilësor të antigenëve nga SARS-KoV 2 në strishon të cilën punonjësit shëndetësorë e marrin nga hunda e pacientit gjatë shtatë ditëve të para pas paraqitjes së simptomave. Mostrat nuk dërgohen në laboratorë të ndarë referentë, por menjëherë analizohen në vendin e ngjarjes në mediumin transportues të virusit të përfshirë në kompletin për testim.

Kompania planifikon të porosisë dhjetëra milionë teste në shtator dhe të kalojë në 50 milionë teste në muaj në fillim të tetorit. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button