Mabetex në negociata për ndërtimin e stadiumit të Interit

Gjiganti italian, Interi, ka filluar punën në kërkimin e kompanisë për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërsa drejtuesit e klubit më të madh italian kanë zhvilluar negociata me kompaninë kosovare, Mabetex.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është takuar me vëllezërit e Behxhet Pacollit, pronarit të Mabetex, me të cilët ka biseduar mbi projektimin e stadiumit të ri.

Për kompaninë Mabetex fitimi i tenderit për ndërtimin e stadiumit të Interit nuk është prej projekteve më të rëndësishme të kompanisë. Tenderi nuk është hapur ende, por Selim Pacolli është shumë optimist.

Interi ka filluar të mendojë për ndërtimin e stadiumit të ri, që do të kushtojë 550 milionë euro dhe do të ketë 66 mijë ulëse. Nga jashtë stadiumi pritet të jetë sikurse Allianz Arena i Bayernit, kurse nga brenda sikurse Emirates i Arsenalit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button