BE-ja bën thirrje për lënien e inateve në Maqedoni

Bashkimi Evropian sërish apleon që të qetësohen pasionet në Republikën e Maqedonisë, duke u bërë thirrje liderëve të partive politike dhe ithtarëve të tyre që ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Apelin e ri të Brukselit, sot zyrtarisht e transmetoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Sebastian Brabant, ndërsa është identik me qëndrimin e parë të transmetuar përmes Misionit të përhershëm të Bashkimit në Shkup, që u liferua menjëherë pas përplasjeve brenda dhe rreth Parlamentit të Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit 2012.

Thirrjen për padëgjueshmëri qytetare dhe vazhdimin e protestave të manifestuara edhe përmes bllokimit të udhëkryqeve të komunikacionit në Shkup dhe qytetet tjera në Maqedoni nga ana e aktivistëve dhe mbështetësve të LSDM-së opozitare, BE-ja nuk e mbështet dhe kërkon pa anulime që t’i jepet fund konfrontimeve.

“Ne me shqetësim i vëzhguam përplasjet politike brenda dhe rreth godinës kuvendore dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalen me aksionet agresive dhe provokuese, porositi zëdhënësi Brabant.

Në deklaratën për MIA-n, zëdhënësi i BE-së shton se shprehja e qetë e mendimit ndryshe është baza e kombit të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa përdorimi i dhunës nga ana e kushdo qoftë minimizon atë system dhe dëmton mundësinë e sundimit me përgjegjësi.

“BE-ja apelon liderët e të gjitha partive politike dhe ithtarët e tyre t’i vënë fund konfrontimeve, pa anulime. U bëjmë thirrje që të sillen në mënyrë që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, por edhe të veprojnë përmes debatit në Kuvend që është në interesin më të mirë të qytetarëve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar interest e tyre në Parlament, shton Brabant, me çka përcolli porosinë se Brukseli dëshiron që opozita të kthehet në Kuvend dhe të mos mendojë në bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Ndonëse në BE askush nuk dëshiron të komentojë nëse dhe si do të ndikojnë ndodhitë e fundit në shoqërinë politike të Maqedonisë për raportin e pranverës dhe mundësia që vendi të fitojë rekomandimin e pestë pozitiv dhe fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, fakt është se të gjitha ngjarjet do të shënohen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button