Patentë shoferi do të marrin vetëm nxënësit e shkëlqyeshëm

Me fillimin e vitit 2013 në fuqi kanë hyrë disa ligje të reja në mesin e të cilave edhe ligji që u mundëson të rinjve që kanë mbushur 16 vjet të kenë të drejtë të vozisin veturë. 

Kushti kryesor është që ata të jenë nxënës të shkëlqyeshëm, kurse për dhënien e testit për vozitje të kenë edhe pëlqim me shkrim nga prindërit si dhe nga kujdestari i klasës.   

“Edhe pse ndryshimet e reja janë pak diskriminuese për nxënësit tjerë, këto vendime janë edhe një lloj stimulimi për nxënësit që të mësojnë më shumë”, theksojnë nga MPB.   

Në opinion kishte kritika rreth këtij ligji pasi mund të rrezikohen të rinjtë në komunikacion, por me restriksionet e reja adoleshentët nuk guxojnë të vozisin natën nga ora 20:00 deri në orën 05:00, por vetëm me kujdesin e prindërve edhe atë me shpejtësi maksimale deri në 60 kilometra në orë. 

Fuqia e motorit duhet të jetë deri në 75 kilovatë, kurse shoferi i ri nuk ka të drejtë të vozitë transport të organizuar të fëmijëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button