(VIDEO) Vëllai i madh i Evoque, Freelander 2, 2013

Prodhuesi britanik i makinave, Land Rover, ka prezantuar modelin e ri LR2 të vitit 2013. I pozicionuar në një klasë përplot makina, Freelander 2 (LR2 2013) qëndron më mirë se tjerat për sa i përket aftësive off-road (në rrugë të këqija), andaj kësaj radhe Land Rover është përqendruar në përmirësimin e hapësirës së brendshme në modelin e 2013-ës.

LR2 2013 ende i qëndron besnik shasisë Ford/Volvo EUCD, duke e inkorporuar edhe pjesën më të madhe të teknologjisë së zhvilluar për modelin “Evoque”.

Sipas testimeve të deritanishme, del se kombinimi i aftësisë off-road me teknologjinë e Evoque është shumë i përshtatshëm.
Sa i përket brendësisë, nuk ka shumë ankesa, pasi që është përditësuar në mënyrën më të mirë të mundshme në teknologji. Ankesat vijnë për ulëset, të cilat si duket, për një person me madhësi normale (1.78cm), është shumë e lartë.

LR2 çalon edhe nga pamja e jashtme, dhe nuk mund të hyjë në garën për “miss” makinat.

Land Rover ka hequr nga përdorimi motorin e madh të Volvo-s 3.2-litërsh me gjashtë cilindra, duke e zëvendësuar atë me një më të lehtë, mirëpo shumë më të fuqishëm, turbo 2.0 me katër cilindra, sikurse në Evoque.

Heqja e dy cilindrave ndihmon në lehtësimin e peshës së tij, dhe i janë shtuar 10 kuaj fuqi, që gjithsejtë tani ka 240.

Ndërkaq, sa i përket çmimit, duke e futur LR2 në modelet luksoze crossover, siç janë Mercedes-Benz GLK350, Volvo XC60 dhe BMW X3, ky vjen me një çmimi shumë më konkurrues, duke filluar nga 37,250 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button