Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 984 vdekje, në Indi 1.057, ndërsa në Meksikë 518, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 44.235 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.761.391 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 118.649 me 984 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 784.453 raste dhe 29.415 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.947.250.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 77.266 raste të reja, duke e rritur në 3.387.500 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.057 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 61.529.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.583.948.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

– Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 518 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 62.594. Ndërkaq, me 6.026 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 579.914.

Deri më tani, në vend janë shëruar 400.479 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button