Zyrtare: Pato transferohet në Corinthians

Aleksandre Pato i është bashkangjitur Corinthians, transferim i cili ndodhi mbrëmë me çmim prej 15 milion euro.

Braziliani nënshkroi kontratë e cila do ta lidhë me Corithians për 4 vitet e ardhshme, dhe se do veshë fanellën me numër 7, dhe ky transferim e blen komplet kartelën ekonomike të lojtarit.

“Dëshiroj t’u them lamtumirë, mirëpo para se të gjithash dua të falënderoj shumë njerëz. Dike filluar nga pronari i Milanit Silvio Berlusconi, e deri tek të gjithë me të cilët punova në Milan në këto vitet e paharrueshme në këtë klub”, tha Pato.

Aleksandre Pato, që kurë arriti në Milan në moshën 18 vjeçe, për 150 ndeshje ka shënuar 63 gola. 
Ai nuk është braziliani i vetëm që u largua nga Milani këtë sezon, është edhe bashkatdhetari i tij Robinho i cili pritet që ditëve në vijim të transferohet në Santos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button