Mbi 80 persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet në Sudan
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që nga fillimi i muajit gusht në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Ministria e Brendshme thuhet se që nga 1 gushti kanë humbur jetën 86 persona nga përmbytjet në vend.
Për shkak të përmbytjeve janë dëmtuar 50.102 ndërtesa ndërsa kanë ngordhur mbi 5.000 bagëti të trasha.
Instituti i Meteorologjisë në Sudan paralajmëroi se reshjet do të vazhdojnë edhe nesër.