Qeveria sqaroi se kryeministri Spasovski dhe ministrat e zgjedhur deputet do të marrin vetëm rrogën e qeverisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot sqaroi se kryeministri në ikje, Oliver Spasovski dhe ministrat e kabinetit të tij që janë tashmë deputet të legjislaturës së re në Kuvendin e RMV-së, do të marrin vetëm rrogën nga qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Spasovski dhe ministrant që janë zgjedhur deputet, do të marrin vetëm rrogën për angazhimin e tyre në Qeveri”, raportojnë  nga Qeveria.

Qeveria njoftoi se ky sqarim vjen pas vërejtjes së Komisionit shtetëror për parandalimi e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, në lidhje me (pa)mundësinë e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputet.

Qeveria premtoi se do të ndihmon çdo institucion që janë për luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit, bazuar në fakte dhe argument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button