Rasti “I fuqishmi”, Prokuroria ngriti akuzë kundër Milloshoskit dhe 12 personave të tjerë

Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë për rastin “I fuqishmi”.

Të akuzuar janë 13 persona, përfshi këtu deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski.

Kundër tre personave, përfshi këtu Milloshovskin është ngritur aktakuzë ndërsa kundër 10 personave tjerë është hapur propozim për aktakuzë.

Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button