Edhe India paralajmëroi vaksinë kundër Kovid-19 deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit edhe India do të ketë vaksinë kundër Kovid-19, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë së Indisë, Harsh Vardan.

“Një prej kandidatëve tanë për vaksinë kundër Kovid-19 është në fazën e tretë të testimeve klinike. Jemi të bindur se vaksina do të zhvillohet deri në fund të këtij viti”, tha ministri, transmeton Si-En-En.

“Jam i lumtur që mund të them se në muajin e tetë të betejës India e ka shkallën më të mirë të rikuperimit prej rreth 75 për qind. Gjithsej 2,2 milionë pacientë janë rikuperuar dhe kanë shkuar në shtëpi, ndërsa së shpejti edhe 700.000 do të shërohen”, shtoi ministri, transmeton MIA.

Pacientët në Indi me simptoma të lehta dhe mesatare nuk konsiderohen aktive pas 10 ditë nga paraqitja e simptomave nëse plotësohen kushte të caktuara. Nuk kanë nevojë për test si vërtetim se më nuk kanë virus. Rastet e reja mund të lirohen nga spitali me vetëm një test negativ.

India i ka 1.500 laboratorë për testimin e viruseve.

Vendi sot e tejkaloi numrin prej tre milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, pasi janë konfirmuar 69.239 infeksione, theksoi Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button