Shqipëri, 5 të vdekur dhe 152 raste te reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 152 raste te reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që edhe 5 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 8.427 dhe numri i të vdekurve në 250.

Sipas njoftimit të ministrisë, që i referohet të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 785 testime, dhe në Tiranë vazhdon të regjistrohet numri më i lartë i rasteve pozitive.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, ku sipas ministrisë, 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4.332 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa aktualisht 3.845 raste janë aktive.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 56.057 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button