Brazili regjistroi 892 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 912, Meksika 644
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 892 vdekje, në Indi 912 dhe në Meksikë 644, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 50.032 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.582.362 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 114.250 me 892 vdekje të reja.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.709.638.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.