Koreja e Jugut shënoi numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga marsi

Koreja e Jugut ka shënuar një tjetër rekord të rasteve ditore të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), pas një vale të re të shpërthimit të pandemisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, autoritetet shëndetësore konfirmuan 324 raste të reja të koronavirusit, shifër më e lartë e rasteve ditore që nga muaji mars, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 16.670.

Më 8 mars, Koreja e Jugut brenda 24 orëve raportoi 367 raste të koronavirusit.

Autoritetet po ashtu njoftuan se me dy viktima të reja, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 309.

“Jemi në një pikë kritike nëse një valë tjetër e shpërthimit do të shtrihet në një metodë të plotë”, tha Kim Ganglip, zv/ministër i Shëndetësisë.

Ganglip njoftoi se po zhvillohen diskutime me qeveritë vendose nëse do të forcojnë distancimin shoqëror jashtë rajonit më të madh të kryeqytetit.

Dje, autoritet lokale në kryeqytetin Seul njoftuan ndalimin e grumbullimit të mbi 10 personave, pasi në kryeqytet janë raportuar shumica e rasteve të reja, së bashku me provincën fqinje Gyeonggi.

Nga 324 rastet e reja të raportuara, 125 janë në qytetin e Seulit, 102 në provincën Gyeonggi dhe 17 në Incheon.

– Greva e mjekëve

Mijëra mjekë praktikantë në Korenë e Jugut filluan një grevë për shkak të një plani të propozuar nga qeveria për të rritur numrin e studentëve të mjekësisë në mes të përhapjes së virusit.

Zv/ministri Ganglip paralajmëroi mjekët se do të merren masa të rrepta kundër tyre për grevën në mes të pandemisë.

Kryeministri Chung Sye-kyun po ashtu shprehu keqardhje, duke theksuar se “Mjekët të cilët duhet të mbrojnë jetën e popullit në këtë situatë të rëndë, pasi COVID-19 përsëri po përhapet, kanë filluar aksionin kolektiv”.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes këtë vit anuloi trajnimin e rregullt për forcat rezervë.

Seanca e trajnimi për 2.75 milionë forca të vendit duhej të fillonte në muajin shtator.

Kjo është hera e parë që ushtria ka anuluar trajnimin për forcat rezervë që nga themelimi i divizionit në vitin 1968.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button